Edhe pse në moshën 67 vjeçare, Agroni ia doli të shpallej fitues i maratonës me biçikleta për të dytën herë, duke lënë pas vetes garues në moshë shumë më të re.

Në bisedë e sipër ai zbuloi se e ka patur gjithnjë pasion çiklizmin e ka pedaluar që para viteve 90-të, por çuditërisht vitet e fundit ka rrëmbyer më shumë çmime falë përvojës dhe përgatitjes së mirë fizike.

Agroni tregoi se stërvitet minimalisht dy orë në ditë dhe mban një regjim të mirë ushqimor, për të qenë gjithnjë në formë.

Gjithashtu ai konfirmoi pjesëmarrjen edhe në garat e ardhshme, duke mos hequr dorë nga ky pasion i tij.

Artikulli paraprakGJYKATA ANTIKORRUPSION, 22 GJYQTARË DUAN TË BËHEN PJESË
Artikulli tjetërPD DHE ALEATËT MARRIN VENDIMIN: NË 16 SHKURT ORA 11:00 PROTESTË MASIVE