Një person ka tentuar ti japë fund jetës me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fshat të Bashkisë Klos.

Sipas policisë vetëplagosja ka ndodhur i brenda një banese, ndërsa i plagosuri 67 vjeç është dërguar në spital.

“Në fshatin Fshat, Bashkia Klos, në ambientet e banesës së tij shtetasi G.Xh, 67 vjeç, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakFAKULTETET E DËMTUARA NGA TËRMETI, MËSIMI NIS NË 6 JANAR
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA ISH-PROKURORI, PARA PAK MUAJSH KISHTE DALE NE PENSION