Drejtoria rajonale e arsimit ka zhvilluar aktivitetin zyrtar për festën e mësuesit, 7 marsin në mjediset e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.

Kjo ditë u shpreh drejtori rajonal i arsimit Kadri Ymeri i dedikohet mësuesit të parë dhe gjithë të tjerëve që punuan mes vështirësive.

Shkodra është një prej qyteteve që ka një histori të pasur përsa i përket arsimit.

Drejtori Ymeri në mesazhin e tij në aktivitetin zyrtar tha se të gjithë bashkë duhet që ta pasurojmë me vlera të reja për shkollë më bashkohore arsimit në Shkodër dhe atë shqiptar.

Gjatë aktivitetit të drejtorisë rajonale të arsimit disa prej mësuesve të dalë në pension u nderuan për kontributin e tyre por duke shërbyer edhe si një falenderim për mijëra mësues të tjerë që edukuan brezat ndër vite.