20 KRERË SHTETESH MARRIN PJESË NË PARADËN USHTARAKE TË MBAJTUR NË SHESHIN E KUQ. “Bashkëpunimi ndërkombëtar është vënë në rrezik vitet e fundit, gjithnjë e më shpesh po shohim në rritje një mentalitet bllokimi”. Ka qenë ky mesazhi i Presidentit rus, Vladimir Putin, drejtuar liderëve botërorë që bojkotuan aktivitetet me rastin e 70-vjetorit të fitores ndaj nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore.

Në paradën më të madhe ushtarake të organizuar në Sheshin e Kuq të Moskës, ku të pranishëm ishin 20 krerë shtetesh, Putin u shpreh: “Veprat e shëmtuara të Hitlerit u bënë një leksion i tmerrshëm për të gjithë botën. Në 1930, Europa nuk e kuptoi kërcënimin vdekjeprurës të ideologjisë naziste, kurse tani 70 vjet më pas, historia sërish po i bën thirrje mendjes dhe vigjilencës tonë. Nuk duhet të harrojmë se idetë e superioritetit racor dhe ekskluziviteti apriori çoi në luftë të përgjakshme”. Shumë nga liderët e vendeve Perëndimore, SHBA, Australi e Kanada nuk morën pjesë në ceremoninë e Moskës, pasi akuzojnë Rusinë për armatosjen e rebelëve në Ukrainën lindore, pretendime të cilat Moska i ka mohuar sistematikisht. Një ditë më parë, Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko e konsideroi paradën e Moskës, një paradë cinizmi, duke shtuar se “në vendin tim, në shekullin e 21 janë kryer krime pavarësisht leksioneve të së kaluarës”. Njësi të shumta ushtarake nga e gjithë Rusia, disa prej të cilave të veshura me uniforma të Luftës së Dytë Botërore, marshuan në Sheshin e Kuq, ndërsa rreth 100 avionë luftarakë performuan siper tij.

Artikulli paraprakDISA VESE QE NA SHKATERROJNE DHEMBET
Artikulli tjetërGOLA SHQIPTARËSH NË LIGAT EUROPIANE