Me vendosjen e kurorave me lule nga drejtuesit më të lartë vendor dhe me himnin kombëtar në sfond është përkujktuar 72 vjetori i Kryengritjes së Postribës, levizjes së parë antikomuniste ne vend.

Të pranishëm në këtë aktviitet përkujtomor kanë qënë drejtuesit me te lartë të Bashkisë se Shkodrës, përfaqesues të përndjekurve politike, por edhe banorë të zone.

Gjatë fjalës së saj Kryebashkiakja Voltana Ademi tha se historia nuk është treguar përherë bujare me këtë krahinë, ashtu sic nuk është treguar me Shkodrën dhe Malësinë e Madhe

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Ramiz Çobaj ishte i drejteperdrejte duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron bandat në vend.Ndër të tjera Çobaj tha se se diktatura po i rikthehet vendit

Kryengritja e Postribës kujtohet në Shkodër si një nga ngjarjet më të dhimbshme, pasi diktatura komuniste vrau gjatë përleshjes 21 burra, si dhe pushkatoi më pas, pa gjyq, 19 të tjerë.

Ndërsa 13 persona u dënuan me burg të përjetshëm, 123 të tjerë u dënuan me vite të ndryshme burgimi, si dhe u dogjën 18 shtëpi dhe mbi 1200 persona u internuan.

 

Artikulli paraprakBUSHATI NDAN LIBRA FALAS NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërLLOGARIDHËNIA, RAMA: PS SHKODËR DËSHTOI