Nën hijën e drurëve shekullore të geshtenjave me kënge e me valle është përkujtuar 75 vjetori I dëshmorëve të rënë në luftën e Reçit në Malësinë e Madhe

me një ceremoni të organizuar nga shoqatat e Veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, Bashkia Shkodër dhe prefektura.

E kthyer tashme në një traditë Kjo feste festohet që nga viti 1947 dhe mbledh banorë ane e mbane Shkrelit dhe krahinave përreth.

I pranishëm në këtë event ka qene dhe prefekti i Shkodrës Çesk Millja i cili falenderoi te gjithë ata që cdo vit përkujtojnë këta dëshmorë të cilët dhanë jetën për lirinë që në gëzojmë sot.

Tingujt e muzikës popullore kane shoqeruar këtë event mjaft të rendësishëm për të gjithë shqiptarët e kryesisht për krahinën e Malësisë së Madhe.

Aktiviteti, përveç nderimit ka në thelb dhe argëtimin, pasi pas ceremonisë së vendosjes së kurorave me lule në memorialin kushtuar dëshmoreve u zhvilluan dhe aktivitete kulturore me këngë dhe valle”.

Lufta e Reçit ishte një luftë e të gjithëve kundër fashistëve pa dallim feje, krahine e ideje. Ndaj të gjithë ata që nuk pranuan kurrë të bashkëpunojnë me pushtuesin

por luftuan duke dhënë edhe jetën për lirinë e vendit dhe popullit të vet, nderuan veten, Reçin, Malësinë e Madhe dhe gjithë Shqipërinë.