24 VJETORI I LËVIZJES STUDENTORE 90’ – TË, AKTIVITETE PËR TË RINJTË.Kryeministri Edi Rama zgjodhi 8 Dhjetorin, 24-vjetorin e lëvizjes Studentore të ’90-ës, për t’i bërë apel të rinjve që të bëhen pjesë e politikës e për të sjellë kështu ndryshimin që ata shpresojnë për vendin e tyre.

Nga Asambleja Botërore e Rinisisë e mbajtur këtë vit në Tiranë, kreu i qeverisë tha se Lëvizja e Dhjetorit është simbol i fuqisë së rinisë për mundësi të reja zhvillimi, për të transformuar rrjedhën e histories.