Ky është Bardhok Gega,m një 80 vjeçar që vitet e fundit jeton në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

Tre djemtë e tij ndodhen në emigracion dhe Bardhoku ka zgjedhur shtëpinë e të moshuarve.

Ai tregon historinë e jetës së tij se si u kthye nga emigracioni pas 12 vitesh pasi u sëmur dhe duke mbetur i pastrehë në Tiranë, zgjodhi Shkodrën për të kaluar vitet e fundit të jetës.

Qëndrimi në shtëpinë të moshuarve është një zgjedhje e vetë Bardhok Gegës i cili tregon se djemtë e tij nuk janë dakord por ai vetë nuk do që t’i bëhet barrë atyre duke patur parasysh edhe sëmundjen që ka.

Ndonëse 80 vjeç Bardhoku minimalisht dy orë në ditë i bën jashtë institucion duke bërë ecje sepse e ndihmon për shëndetin.

Në fund ka një mesazh për brezin e ri të cilët jo rrallë herë braktisin prindërit e tyre.

Një ditë më parë shtëpia të moshuarve u inagurua pas përfundimit të punimeve dhe rezidentët si Bardhok Gega tashmë qëndrojnë në kushte optimale.