Ky vit mund të cilësohët më I miri sa I përket turizmit në qarkun e shkodrës. Shkodra e ka luksin që të mirëpresë turistë përgjatë gjithë vitit pasi ky vend ofron të gjitha llojet e turizmit.

Të dhënat nga zyrat e informacionit turistik bëjnë me dije së që në fillim të vitit e deri tani Shkodrën e kanë vizituar 8000 turistë të huaj, nga ku 5800 vizitor shënohen përgjatë muajve qershor korrik dhe gusht.

Sipas përgjegjësit Renato Lumçi, vizitorët kryesisht kërkojnë informacion për pikat kryesore të qytetit, por nuk mungon interesi edhe për zonat turistike malore dhe bregdetare.

Përgjegjësi I zyrës turistike thotë se gjeografia e turistëve është e larmishme .

Ndërkohë turistët vijojnë të jenë prezentë dhe ketë shtator. Kushtet e mira atmosferike po favorizojnë turizmin në vendin tonë.