Bilanci i “Camp Fire”, zjarri më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë, ka arritur në 81 të vdekur pas zbulimit të dy kufomave të reja, njoftuan sot disa përgjegjës.

Numri i personave të shpallur të zhdukur në zjarr ka kaluar nga 200 në 870 persona, një shifër që vetëm ka ndryshuar ditët e fundit për shkak të vështirësive për gjetjen e trupave në qytetin Paradise, ku pjesa më e madhe është shkatërruar nga flakët.

Ky numër arriti shifrën më të lartë të shtunën me 1 276 persona ndërsa të hënën rezultonin vetëm 699 të zhdukur.

Zjarri që ka shkatërruar 61 500 hektarë dhe më shumë se 12 600 shtëpi që prej 8 nëntorit në veri të shtetit është nën kontroll në masën 75%.

Nderkohe, thithja e ajrit në San Francisco është njëjtë sikurse tymosja e dhjetëra cigareve. Në qytezën “Paradise” që është shkatërruar nga zjarri, ajri është ekuivalent me tymosjen e 22 cigareve.

Artikulli paraprakRËNIA E GURËVE, REAGON SHTABI I EMERGJENCAVE
Artikulli tjetërKONCERT RECITAL I ARTISTES LORENCA PREÇI