Situata e përmbytjeve këtë të diel në Nënshkodër vijon të përmirësohet, niveli i ujit po ulet, përderisa sipas Bashkisë Shkodër, aktualisht sipërfaqja totale e tokave të përmbytura është ulur në 4555 hektarë.

Në Njësinë Administrative Dajç kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat, rruga Belaj-Rrushkull jane te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka prezence uji.
Kane rene disa shtylla te energjisë elektrike ne rrugën e Dajçit.

Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin. Kane filluar te demtohen edhe disa segmente rrugore.

Janë mbi 250 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret ne menyre te vazhdueshme.
Një Njësinë Administrative Ana e Malit ujësjellësit Oblika 1 dhe Oblika 2 vazhdojnë të jenë jashtë funksionit. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1000 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 400 Ha tokë :

Në fshatin Ças paraqiten shume probleme ne argjinature ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar.

Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta te ushtrise.
Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Jane shfaqur edhe problematika ne komunikim ne mes banoreve per shkak te nderprerjeve te transmetimit ne disa kompani telefonike.

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 130 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.

Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke.

Nga ana tjeter kane filluar te shfaqen problematika edhe ne zonat malore per shkak te debores. Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Immediate.