Temperaturat në vendin tonë po shënojnë vlerat maksimale ditët e fundit. kështu moti është ideal për të kaluar pushime në bregdet apo edhe në zonat malore.
Meterologët kanë parashikuar që dita e merkure dhe e enjte të jenë ditët mëtë nxehta. Ku temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet:

 

23 / 34 °C në vendet e ulëta: 22 / 37 °C në vendet malore: 16 / 31 °C. “Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kucovë, Këlcyrë)”, bën me dije Meteoalb. Këto temperatura të larta pritet të bien me një gradë të enjten.

 

Ndërkohë sa I përket zjarreve pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Gjirokastër dhe Korçë. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Lezhë (Perëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё sotme. në fundjavë.

 

Artikulli paraprakZEF DEDA, MALL E LOT PËR TANO BANUSHIN
Artikulli tjetërKATEGORIA E PARË, NDAHEN GRUPET E SEZONIT 2018/19