ILIRJAN RROKAJ, OFICERI I POLICISË RRUGORE NË VLORË ËSHTË ARRESTUAR PËR SHPËRDORIM DETYRE. Ilirjan Rrokaj, oficeri i policisë rrugore në Vlorë, që u përfol si njëri nga të afërmit e organizatorëve të tragjedisë së 9 janarit 2004 dhe që u shkarkua disa ditë më pas nga Barjam Ibraj, është arrestuar për shpërdorim detyre.

Bashkë me Rrokaj është ndaluar dhe efektivi tjetër i policisë Bujar Arapi pasi sipas burimeve të prokurorisë së Vlorës, të dy oficerët në 6 raste nuk kanë referuar në prokurori materialet hetimore të aksidenteve rrugore. Mësohet se Rrokaj, ishte kthyer në detyrën e oficerit të policisë rrugore disa muaj, pasi në pushtet erdhi Partia Socialiste. Informacioni për shkeljen e tyre nga mbëritur në prokurorinë e Vlorës,nga sektori i shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Administrative, të Policisë së Shtetit, duke i akuzuar të dy oficerët për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Artikulli paraprak“BUNA 1” KONCERT PËR TË BURGOSURIT NË SHËNKOLL
Artikulli tjetërHAPET EKSPOZITA “INORGANIK”