Ditën e hënë ka ndërruar jetë në spitalin e ushtarakak në Tiranë fëmija 9-vjeçar i aksidentuar një muaj më pare nga një kamion në unazën lindore të qytetit të Shkodrës
—————————————
Sipas burimeve kofidenciale 9-vjeçari me inicialet N.U nga Shkodra ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur ti bëjë ballë plagëve të shumta që kishte marrë nga goditja.

Ngjarja e rëndë ndodhi me datë 21 shtator në rrugën e Draçinit, në unazën lindore, lagjja “10 korriku”

Një kamion tip Volvo e cila drejtohej nga një shtetas malazez e ka goditur fëmijen, i cili po kalonte rrugën. I mituri ndodhej prej një muaji nën kujdesin e mjekëve në spitalin ushtarak derisa dy ditë më parë ndërroi jetë.