Festimet e organizuar dje në Firence me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe pjesëmarrjen në to të Presidentit Ilir Meta kanë gjetur jehonë në disa nga mediat kryesore italiane.

Prestigjozja italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një artikull të veçantë këtyre ceremonive dhe veçanërisht edhe urimit special që Papa Françesku i bëri dje Kardinal Troshanit, mesazh i cili u lexua nga Kryeipeshkvi i Firences,

Giuseppe Betori në meshën e organizuar për gjithë shenjtorët, ku merrte pjesë Presidenti Meta, Kryetari i Bashkisë, Dario Nardella dhe autoritete vendore.

Gjatë festimeve për nder të ditëlindjes se Kardinalit Shqiptar Troshani ka patur shumë surpriza deri tek urimi special i Papës.Por më e veçanta ka qenë ajo kur Kardinal Troshani në moshën 90 vjeçare ka filluar të luajë në piano.

“Vatican Neës” gjithshtu ka publikuar një shkrim lidhur me ceremonitë e festimeve për 90-vjetorin e lindjes së Kardinal Troshanit duke kujtuar, me këtë rast, kalvarin e vuajtjeve, qëndresën dhe dëshminë e tij dhe të gjithë klerit shqiptar nën diktaturën komuniste.

Gjithashtu një numër i konsiderueshëm portalesh lokale informative në Firence kanë pasqyruar aktivitetet e organizuara dje për nder të Kardinalit Troshani.

At Ernest Simon Troshani u emërua nga vatikani ne nentor te 2016 kardinal me motivacionin “Për qëndresë historike në periudhën komuniste”.