Partia Socialiste shpall të shtunën 61 kandidaturat për kryetarë bashkie në të gjithë vendin.

Por teksa ende nuk dihet e gjithë lista e kandidatëve që PS do shpallë për këto zgjedhje lokale, në radhët e saj kandidatët që kanë marrë aprovimin nga lideri socialist kanë nisur përgatitjen për të marrë pjesë në zgjedhje, edhe pse PD dhe LSI kanë vendosur të bojkotojnë procesin zgjedhor.

4 deputetë të mazhorancës kanë hequr dorë nga mandati i deputetit për të qenë zyrtarisht kandidatë për kryebashkiakë.

Katër deputetët që do të braktisin Kuvendin për një tjetër sfidë janë Pjerin Ndreu, Ilir Xhakolli, Rakip Suli dhe Nuri Belbaj.

Për të dalë në fushatë zgjedhore, ata duhet të dorëzojnë mandatet e deputetëve dhe më pas të kandidojnë ligjërisht në garën për bashkitë përkatëse.

Dhe, ashtu siç ligji e përcakton vakancat e krijuara nga largimi i tyre do të duhet të mbushen në Kuvend me emra të rinj nga listat shumë emërore të PS në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Kështu, sipas listës për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu pasohet në radhë nga Adriana Jaku, e cila renditet pas Gjetan Gjetanit, tashmë të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Jaku mban postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017-s.

Ndërkohë në Pogradec, deputeti Ilir Xhakolli do të zëvendësohet nga Ardit Konomi, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të shërbimit spitalor në Korçë.

Artikulli paraprakGRABITJE NË PEQIN, RRËFIMI: NJË VAJZË MË THA ‘TË PËRDOR PAK TUALETIN’, NA MORËN 60 MIJË EURO
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NESËR NË ZI KOMBËTARE,NËNTETARJA DO TË PREHET NË VARREZAT E DËSHMORËVE