Një punëtor ka vrarë pronarin e tij, për një fjalë goje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të drekës, në qytetin e Tetovës.
Punëtori i fidanishtes kishte bërë fjalë fillimisht me shefin e tij.

Ai ka gjetur momentin dhe e ka ekzekutuar pronarin e tij me gurë pas koke.
Ngjarja ndodhi në orën 13.30, kur 45 vjeçari nga fshati Jaçanishtë ka vrarë shefin e tij 60 vjeçar, që ishte shtetas i Mbretërisë së Holandës.

“Ngjarja ka ndodhur në lulishte në fshatin Preljubishte. I dyshuari, i punësuar në punishte së pari ka nisur fjalosje gojore, dhe më pastaj fizikisht ka sulmuar shefin e tij.

Goditja me gurë në kokë ka që fatale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikulli paraprakSHUHET KARIKATURISTI DHIMITËR LIGORI
Artikulli tjetërKËRKOHET NË GJITHË EUROPËN, SHTIREJ SI MILIARDER, VIDHTE FEMRAT QË JOSHTE