Kreu i Partisë Demokratike ishte pasditen e djeshme në Lezhë ku u takua me kryesinë e kësaj force politike në këtë rreth. Basha u ndal në aksionin opozitar me qëllim largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

Ai tha se forca popullore do të ndërthuret me programin e PD që ka për qëllim krijimin e një Shqipërie Europiane.

Pyetjes nëse do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet lokale Basha iu përgjigj se ka kohë për të folur për të gjitha duke shprehur pavendosmëri mbi qëndrimin e mbajtur më herët për bojkot të procesit zgjedhor.