ËSHTË PREMTUAR RIVENDOSJA E PARKETIT, AKOMA ASNJË LËVIZJE .Parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” pritet ti nënshtrohet rindërtimit për herë të dytë.  Gjatë pjesës së parë të sezonit,  ndonse pallati  i sportit u rikonstruktua dhe parketi i tij u bë tërësisht ir, ka shfaqur problemeve të vazhdueshme.

Në të gjitha takimet, parketi ka qenë gjithmonë problematic, duke bërë që ekipet e lojrave me dorë të ishin të pasigurtë dhe shumë herë nuk kan zhvilluar seancat e duhura stërvitore. Madje në çdo pragsfidë të Ligës Ballkanike,  është dashur gozhdimi i vazhd ueshëm i tij në mënyrë që të ishte i gatshëm për zhvillimin e takimit. Problemet e parketit u bënë aq shumë të njëpasnjëshme  saqë nuk përbënte asnjë risi sa herë që ka shfaqur probleme. Në një intervistë të drejtoreshës së urbanistikës në Bashkinë e Shkodrës, u tha se parketi nuk është marrë në dorëzim. Prandaj kjo bën që parketi të ribëhet sipas standarteve të kërkuara dhe të mos shfaqë probleme. Rikonstruksioni i parket është thënë se do të fillojë në janar për shkak se nuk ka asnjë ndeshje të lojrave me dorë.  Tashmë mbetet për tu mësuar se kur do të nisin punimet, apo parketi do të mbetet ashtu siç është jashtë çdo standarti. Data 5  janar ristarton punën për të gjithë  administratën ndaj dhe në  pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duhet të mësohet se çfarë do të bëhet me parketin e tij, do ti nënshtrohet rikonstruksioni apo jo. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/WtDA8SGLXmo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]