Kaarlo Tuori, drejtues i delegacionit të Komisionit të Venecias deklaroi në përfundim të takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor se tashmë e kanë një ide nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën dhe në 11 tetor do të dalin me raportin përfundimtar.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor” tha ai.