Samsung nuk ka dhënë informacion nëse telefoni më i ri Galaxy S6 Edge, mund të jetë një pajisje rezistente ndaj ujit, ashtu siç bëri me Galaxy S5.

TechSmartt vendosi që ta testojë këtë telefon, prandaj e hodhi në një enë me ujë. Telefoni zgjati mbi 20 minuta para se të fikej. Ky është një rezultat i mirë duke marrë parasysh faktin që ai nuk ka marrë certifikimin si telefon rezistent ndaj ujit, megjithatë nuk u shpëtoi disa dëmtimeve. Kjo është një provë të cilën nuk jua sugjerojmë ta provoni pasi telefoni juaj më pas mund të shfaqë probleme, por ky është një lajm i mirë pasi bie në aksidentalisht në ujë dhe ju e merrni menjëherë, ka shumë shanse që pajisja të mbijetojë dhe të funksionojë normalisht.