Sërish entuaziazëm tek të apasionuarit pas alienëve. Ata besojnë se kanë gjetur një tjetër shenjë jete gjatë kërkimeve në Mars.

Bëhet fjalë për një objekt që ka formën e një luge, e cila është gjetur në sipërfaqen e Planetit të Kuq. Videoja është ngarkuar në Youtube nga llogaria UFO Hunter, me përshkrimin: “Ka një lugë gjigante në Mars! Kjo është e mrekullueshme. Me shumë mundësi e mbetur nga një qytetërim i humbur!” Përdorues të internetit u habitën me zbulimin, dikush tha: “Uau, nuk ka mundësi të jetë natyrore!” Kjo është “luga” e dytë që gjendet në Mars në vitet e fundit dhe shumë njerëz pretendojnë se mund të jetë dëshmi e jetës së zhvilluar në këtë planet. Po ashtu më herët janë gjetur dhe objekte të tjera, si unaza dhe doreza.