Libri luan një rol mjaft të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e të rinjve, të cilët quhen ndryshe edhe si e ardhmja e vendit.

Fatkeqësisht këta fundit çdo ditë e më shumë po largohen prej librit dhe zgjedhin ta shpenzojnë kohën e tyre kryesisht në telefon ose të ulur në kafene për një kohë të gjatë.

Kohët e fundit nuk kanë munguar debatet në lidhje me faktin nëse libri vazhdon të lexohet apo po lihet në harresë.

Drejtori i biblotekës ‘’Marin Barleti’’ Gjovalin Çuni thotë se duke u bazuar edhe në të dhënat e INSTAT vihet re një rënie e interesit të lexuesve.

Çuni thotë se në librat e huazuar dominojnë me 65% librat të cilat përfshihen brenda programit shkollor.

Në momentet kur ka rënie të numrit të lexuesve bibloteka ”Marin Barleti” organizon aktivitete të ndryshme, në mënyrë që të afrojë lexuesin.

Një ndër to është edhe organizimi çdo vit në shkolla i stinës së leximit.

Drejtori i fton të gjithë të bëhen pjesë e biblotekës ‘’Marin Barleti’’ e të lexojnë sa më shumë libra, pasi ato janë një thesar të cilin ai do ta ndajë me të gjithë.