Gushti dhe Shtatori i cdo viti janë muajt kur policia kryen aksione asgjesimi kundër mbjelljes së kanabisit në zonat malore.

Një vit më parë në këtë periudhë mediat kanë qënë të mbushura me kronika të lidhura me operacionet anti-kanabis, arrestime apo procedime autorësh.

Bie në sy se aktualisht nuk ka asnjë komunikatë policie në lidhje me aksionet e FNSH në asgjesimin e kanabisit. Në një situatë të tillë cdokush mendon që cfarë po ndodh me kanabisin.

Star Plus iu drejtua Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për të marrë informacion në lidhje me faktin nëse ka pasur apo jo mbjellje të kanabisit këtë vit por nuk morëm asnjë informacion.

Nga ana e saj nuk ka patur njoftime të shpeshta operacionesh asgjesimi, arrestimesh apo procedimesh në lidhje me këtë vepër të kundraligjshme penale.

Në muajt Prill dhe Maj fillon periudha e pare, ajo e mbjelljes së farës së fidanëve e cila sigurohet ende në një mënyrë të panjohur për policinë.

Pasi kryhet vaditja dhe koha ka sjellë pjekjen e bimës fermerët arrijnë në procesin e korrjes. Bie sy është se edhe gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga policia nuk patur asnjë njoftim zyrtar.

Nga statistikat zyrtare të policisë së shtetit periudha e mbjelljes masive ka qënë ajo përgjatë viteve 2015-2017 ku të gjithë mediat e huaja e referuan Shqipërinë si vend i lulëzimit të kanabisi dhe krimit.

Kjo është tabela e Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit “2017-2020” ku janë identifikuar dhe asgjesuar mijëra rrënjë kanabis në të gjithë vendin.

2015- ASGJESUAR 797 MIJË BIMË

2016- ASGJESUAR 2.5 MILION BIMË

2017-ASGJESUAR 2 MILION BIMË

PO NE VITIN 2018 ?