Si pasojë e kundërshtisë së Bashkimit Evropian për planin e Brexit-it të miratuar nga qeveria britanike, kryeministrja Theresa May duket se po mendon edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Britaninë e Madhe.

May u ka dhënë për detyrë këshilltarëve të saj politikë që në rastin më urgjent të mbahen zgjedhje të parakohshme në nëntor të këtij viti, njofton gazeta “Sunday Times”. Kështu, ajo synon të rifitojë mbështetjen e popullit për punën e saj si kryetare e qeverisë.

Në Londër ka pasur edhe kërkesa për një referendum të ri për Brexit-in, ku populli britanik edhe një herë do të thoshte mendimin e tij për këtë vendim.Negociatat e Brexit-it janë futur në qorrsokak dhe aktualisht nuk dihet se si do të përfundojnë.

May do të vihet nën presion të hënën edhe nga radhët e partisë së saj për heqjen dorë nga plani i saj dhe për të dalë me një zgjidhje.Ish-sekretari britanik për Brexit-in, David Davis

dhe konservatorë të tjerë pro Brexit-it po mbështesin një raport të Institutit për Çështje Ekonomike që përmban edhe një plan alternativ për daljen nga BE-ja.

Lançimi i këtij raporti do të vijë vetëm pak orë para se kryeministrja Theresa May të përballet me kabinetin e saj, për të parën herë që nga dështimi në Samitin e Salzburgut.

Artikulli paraprakFËMIJA SHPËRTHEN NË LOT, NEYMAR I JEP FANELËN
Artikulli tjetërHEC-I/ SOT GJYKATA VENDOS FATIN E LUMIT VALBONA