2 Marsi, 575- vjetori e Beselidhjes se Lezhes do ta gjeje ke te date historike mbarekombetare pa bustin e heroit Kombetar Gjergj Kastriotit Skenderbeu. Punimet per vendosjen e shtatores se heroit tone ne sheshin qe mbane emrin e tij jane nderprere ne mes pasi Bashkia e Lezhes nuk ka marre leje per vendosjen e kesaj shatoreje.

Ne nje komunikim te bere me telefon me Drejtorin e IKMT Fran Mataj, ky i fundit ben me dije se Bashkia e Lezhes ka bere kerkese per leje ne diten qe kishin nisur punimet, ndaj dhe Keshilli Kombetar i Monumenteve ka vendosur pezullimin e punimeve.

Nderkohe ne nje deklarate per mediat Kryetari i Bashkise Lezhe Fran Frrokaj nderprerjen e punime e quan te padrejte, ndersa pohon se eshte bere kerkese per leje.

Kryebashkiaku thote se Samiti dhe Beselidhja e 2 Marsit mund te behen pa Fran Frrokajn cka la te kuptohet qe nuk do jete pjesemarres ne aktivitetet pa shtatoren e Skenderbeut

Me nderprerjen e punimeve Lezha do ta mireprese Diasporen me sa duket pa shtatoren e Skenderbeut , kjo si pasoje e neglizhences nga ana e Bashkise Lezhe per nje leje te veteme.

Rreth 20 arstiste nga Shqiperi dhe Diaspora i jane pergjigjur thirrjes se Bashkise se Lezhes per shtatoren qe do te perjetesoj heroin tone kombetar ne sheshin qe mban emrin e tij.