Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës teksa një 23 vjeçar është qëlluar me automatik. Shtetasi Gledis Kraja fillimisht mbeti i plagosur rëndë por pas pak minutash humbi jetën në spitalin rajonal të Shkodrës duke mos arritur që t’i bëjë ballë plumbave që kishte në trup. I riu u dërguar me shpejtësi në spital për t’i dhënë ndihmën e parë por nuk ia ka dalë që të shpëtojë.

Menjëherë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën dhe duke nisur hetimet për vrasjen e ndodhur. Nga burimet policore mësohet se autor i dyshuar i vrasjes së 23 vjeçarit është shtetasi Sebastian Smakaj dhe i dyshuar si bashkëpunëtor vëllai i tij Stjuart Smakaj të cilët janë shpallur në kërkim. Vëllai i autorit të dyshuar ka qenë shok i ngushtë më viktimën.

Nga sa mësohet 23 vjeçari është vrarë gabimisht nga shoku i tij. Autori i dyshuar ka porositur mobilje për shtëpinë në një kompani në Shkodër. Porosia e mobiljeve i ka mbërritur poshtë pallatit në lagjen Qafëhardhi dhe në atë moment autori i dyshuar ka nisur një debat për parkimin e kamionit që kishte sjellë mobiljet për shkak se ishte bllokuar rruga. Në atë cast ka vijuar debati me shoferin e kamionit që solli mobiljet.

Më pas aty ka mbërritur edhe pronari i kompanisë së mobiljeve me të cilin autori i dyshuar ka vazhduar debatin. Më pas shtetasi Sebastian Smakaj dyshohet se ka shkuar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik kallashnikov dhe ka ardhur në drejtim të vendit ku ka debatuar. Aty dyshohet se ka nisur që të qëllojë në drejtim të pronarit të mobiljeve por gabimisht një plumb ka kapur në shpatulla shokun e tij Gledis Kraja i cili humbi jetën në spital.

Madje viktima ka qenë duke ndihmuar shokun e tij në debatin që kishte me kompaninë e mobiljeve por mbeti i vrarë gabimisht nga shoku i tij i cili ka shtënë me 14 plumba në total. Viktima në momentin kur mbeti i plagosur është dërguar në spital nag ëvllai i madh i autorit të dyshuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe vëllait të tij.