KOORDINATORJA MEMA: SYNON SENSIBILIZIMIN DHE INFORMIMIN PËR MBETJET SPITALORE. Qendra e informacionit “Aarhus” ka ndërmarrë një nismë për vendosjen dhe shpërndarjen e posterave sensibilizues sis u duhet bëra ndarja e mbetjeve spitalore të rrezikshme dhe se si duhet të mbrohemi.

Duke qenë se këto postera mungojnë, koordinatorja e Aarhus në Shkodër Alminda Mema nisi me spitalin rajonal të Shkodrës teksa u vendosen disa postera që informojnë qoftë infermierët dhe mjekët por edhe pacientët. Menaxheri i mbetjeve spitalore në spitalin rajonal të Shkodrës Arben Drangu shprehet se ky spital e ka zgjidhur këtë problem prej një viti e gjysëm duke qenë se spitali ka autklavën ku trajtohen mbetjet e rrezikshme.Në një takim të zhvilluar para pak kohëve u tha se ende është problem mungesa e informimit për mbetjet spitalore dhe se subjektet prodhuese duke përjashtuar spitalin e Shkodrës nuk kanë kontrata për trajtimin e tyre duke krijuar kështu një situatë problematike.

PUBLICITET