IPESHKVI I SAPËS THIRRJE KRERËVE TË SHTETIT PËR TË MARRË MASA .

Edhe  pse  kthimi  I pronave  te komuniteteve  fetare   ka marr  dhe  vemendjen e  departamentiti  amerikan te shtetiti I cili ne raportin e fundit  I kushtoj  nje  pike te rendesishme ketij problemi,  denoncimet  per raste  abuzive ne korriz  te  pasurive   te  komuniteteve fetare jane te perditshme. 
E  njohur  tradicionalisht  si  toke e kishe ,  nje prone  e kishes  historike  te fshatiti Breg ne Puke  tashme rezulton   prone  e disa banorve te ketij  fshati.  Pikerisht  per  kete problem  pa mundur te gjej nje zgjidhje  tek  autoritetet lokale,  kreu  I Ipeshkvise se  Sapes, hiresia  e  tij Luciano Avogostine ka vendosur tu  drejtohet   autoriteteve të rendesishme jo vetem ne qarkun e Shkodres  por dhe me lart   deri tek kryeministri.
Permes kësaj shkrese  Ipeshkvi  Avgostini  bënë  të ditur  se kerkon   nga  autoritetet  shteterore  te   zgjidhjet  ceshtja  e  kesaj  toke  pasi   sic  citon  ai  jane  përdorur  metoda  mashtruese   me  dokumente  fallso. Jane   plote   184 mije e 800 meter katrore për të cilat  ende nuk është  gjetur zgjidhja logjore  vijon më tej  ipeshkvi Avgostini  për të  cilat kërkohet  ndërhyrja e organeve shtetërore.
Shqetësimi  I ngritur në rrugë zyrtare nga ipeshkvi pritet ti shërbej prokurorisë  që  pas këtij denoncimi public të vijoj hetimin  për aferat e mundshme korruptive  në korriz të pronave të komuniteteve fetare  një  ceshtje  në korriz të sëcilës është abuzuar  ndjeshem.