Ngjarja shokuese në Drenas të Kosovës ku polici përdhunoi një vajzë 16-vjeçare i ka tronditur të gjithë. Efektivi e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta denoncuar mësuesin e saj për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pas kësaj, polici ruajti kontaktet dhe abuzoi me të për dy vite. Sipas dëshmisë së vajzës, ai e la shtatzënë dhe e coi të abortonte në një klinikë private.

Ka patur mjaft reagime nga emrat e njohur të estradës që dolën në mbrojtje të së miturës, madje dhe ftuan ndjekësit për t’iu bashkuar protestës.

Reagimet erdhën nga Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Rina Balaj, Mozzik e Blero Muharremi.

Nora ishte ajo që e dënoi rëndë krimin duke kërkuar dënim me burg të përjetshëm për policin dhe mësuesin.

E nisi Nora Istrefi, e cila e dënoi rëndë krimin e ndodhur në Drenas, ku dy persona, një mësimdhënës dhe një polic, po dyshohen të kenë abuzuar seksualisht me një të mitur nga kjo komunë.

Më pas erdhi reagimi i Dafina Zeqirit, e cila doli në protestë dhe ftoi të gjithë ndjekësit ti bashkohen për të ngritur zërin ndaj abuzimit seksual. Të njëjtën gjë bëri dhe reperja Rina Balaj, e cila bëri thirrje për tu bërë zëri i heshtur i fëmijëve të dhunuar dhe rasteve të pedofilisë.

Ndërsa Mozzik u shpreh në rrjete sociale se ishte i shokuar nga kjo ngjarje duke thënë se do i ishte bashkuar me qejf protestave, por ndodhej jashtë vendit për angazhime personale.

Bleo reagoi duke thënë se historia e ka lënë pa fjalë pasi nëse e njëjta gjë do ti ndoshte së bijës, do të tmerrohej.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META: KIÇO BLUSHI DO TË MBETET PËRHERË NË KUJTESËN TONË
Artikulli tjetër“DEPUTETËT SHQIPTARË ANKOHEN PËR PAGAT, POR JA PRIVILEGJET QË KANË”