Dhuna seksuale nuk njeh kufi ne vendin tone. Ky fenomen po prek edhe persona me aftesi ndryshe. Jane tre motra me probleme te shendetit mendor ne Lezhe qe prej vitesh kane rene pre abuzimeve seksuale para syve te institucioneve shteterore.

Per kete fenomen keto te fundit problemin ja delegojne njera-tjetres permes shkresave dhe ngrene duart te dorezuar kur pyeten nese motrat mund te mbrohen nga shteti.

Abuzimet seksuale mbi vajzat me probleme mendore kane ndodhur diten me diell ne rruget e Lezhes, ndersa nje mori institucionesh perfshi Sherbimin Social Shteteror (SHSSH), Zyra e Sherbimit Social prane Bashkisë Lezhe, Prokuroria apo Policia e qytetit kane bere nje sy qorr e nje vesh shurdh.

Star Plus arriti te kontaktoje me njeren nga motrat Kola. Flora Kola, por ajo mes veshtiresise per te komunikuar rrefen braktisjen nga shtet si dhe sorollatjen qe duhet te beje neper kazanat e mbeturinave per te siguruar buken.

Edhe fqinjet rrefejne se tre motrat jane abuzuar seksualisht ne menyre te padrejte nga persona qe e mbajne veten per familjare te rregullt.

Tre motrat Kola me aftesi te kufizuara mendore jetojne së bashku me nenen Agen ne lagjen Beselidhja ne Lezhe, nje nje Apartament, ku sic shihen kushtet ne te cilen jetojne jane mizerabel.

Te lena pa kujdestari ligjore dhe te braktisura nga institucionet, te tria motrat jane viktima te abuzimeve seksuale-krime keto te cilat nuk jane zbardhur asnjehere.