Një burrë kolumbian pranoi se ka abuzuar seksualisht me rreth 300 fëmijë. Për krimet, ai është dënuar me 60 vjet burg.

Juan Carlos Sánchez Latorre kreu krimet në periudhën 2007-08, u tha në gjykatën e qytetit Barranquilla.

Sánchez Latorre, në të tridhjetat, përdori pseudonimin “Big Bad Wolf”, duke ndarë imazhe dhe video të abuzimeve në internet.

Ai u arrestua në Venezuelë një vit më parë me një kartë identiteti të rreme pas pesë vjetësh në arrati.

Gjatë gjyqit, Sánchez Latorre u deklarua fajtor për abuzimin seksual me 276 djem dhe vajza.

Prokurorët thanë se ai kishte kontaktuar viktimat e tij në internet dhe pastaj u takua me ta në qendrat tregtare, duke u ofruar atyre para në këmbim të aktit seksual.Nëse refuzonin, ata shpesh sulmoheshin, thanë prokurorët.

Autoritetet besojnë se Sánchez Latorre kreu krime të tjera në Venezuelë, përpara se të arrestohej në qytetin Maracaibo dhe të ekstradohet në Kolumbi në shtator 2018, citon BBC.

Fqinjët e tij thanë se kurrë nuk kishin dyshuar se ai mund të ishte një pedofil i rrezikshëm.