Me lot në sy, por ka shumë falënderime për të gjithë ata që i qëndruan pranë Adem Demaçit. Xhelal Pakashtica njeriu që dhjetëra vite ishte shoqërues i Adem Demaçit, tregon se ai ndërroi jetë në duart e tij.

Pakashtica ka shpjeguar se po këtë ditë, kur Demaçi ndërroi jetë, ata ishin bashkë për kafe në mesditë. Shpjegon se në momentet kur ndërroi jetë ishte pranë tij.

“Në orën 10 në 06:00 (17:50), pasdite ka ndërruar jetë. Unë isha afër, ju kam lut Zotit gjithmonë me qenë afër deri në frymën e fundit dhe lutja mu pranua”, ka thënë ai.

E quan baba të kombit dhe tregon se gjendja e tij u përkeqësua rreth orës 17:00, ndërsa tha se ai ndërroi jetë në orën 17:50.

Artikulli paraprak44.5 MLN LEKË NË 14 VITE/ SKEDA E PASURISË SË ARTAN BROCIT, ANËTAR I GJYKATËS SË LARTË
Artikulli tjetërEKLIPSI MË I GJATË HËNOR NDODH SONTE, DISA BESTYTNI QË DUHET T’I NDIQNI