Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka pritur në zyrën e saj ambasadoren e BE Romana Vlahutin për të folur mbi disa projekte që do të financohen në fushën e turizmit.

Kryebashkiakja bëri të ditur investimet e BE në Theth, liqenin e Shkodrës si dhe disa diskutime të tjera që janë bërë gjatë takimit. Nga ana e saj ambasadorja Vlahutin tha se BE kërkon të ndihmojë jo vetëm bashkitë por edhe sipërmarrësit e vegjël vendor. “Ajo që po bëjmë është që të ndihmojmë bashkitë por edhe sipërmarrësit e vegjël vendor që të zhvillojnë turizmin dhe njerëzit të kthehen në zonat e tyre në mënyrë që turistët të mos qëndrojnë vetëm një natë por të shpenzojnë më gjatë.

Po shikojmë disa asete të ndryshme të Shkodrës për të cilat do të ofrojmë ndihmën tonë. Ju keni malet, liqenin, bregdetit dhe historinë e qytetit dhe të gjitha këto janë elemente që dëshirojmë t’i zhvillojmë për t’ju ndihmuar. Kemi diskutuar shumë se sa e rëndësishme është që të ruhen burimet dhe që të mbrohen dhe zhvillimi të ecë përpara në rrugën e duhur.

Patëm një diskutim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që të ndajmë financimet. Sot jemi fokusuar në dy fusha, atë malore dhe për liqenin e Shkodrës. Liqeni nuk përdoret aspak për potencialin që ka për zhvillimin e turizmit. Fondet ekzistojnë dhe kemi bërë edhe diskutimet e duhura”. Përpara daljes së përbashkët për media kryebashkiakja Ademi dhe ambasadorja Vlahutin qëndruan një takim relativisht të gjatë sëbashku duke vendosur prioritet për vazhdimësinë.

Artikulli paraprak“STINA E ZJARREVE”, EMERGJENCAT MARRIN MASA
Artikulli tjetërBANORËT MBËSHTESIN BARDH SPAHINË DHE PD-në