DEPUTETJA E PD: PAS RIKTHIMIT NË KUVEND SHPRESOJMË REFLEKTOJË QEVERIA.24 dhjetori pritet të jetë dita kur opozita të rikthehet në Parlamentin e Shqipërisë pas bojkotit prej 5 muajsh. Deputetja e PD Voltana Ademi thotë se ky bojkot ishte si shkak i të drejtave që i janë mohuar shqiptarëve nga qeveria.

 

Ademi thotë se nuk e kupton arsyen përse duhet gjithnjë që të ndërhyrjnë europianët për të zgjidhur ngërçet e politikës shqiptare.Deputetja e opozitës thotë se rikthimi nuk është çështje e djegies të mandateve.Dy ditë përpara senacës së fundit të sesionit parlamentar në Kuvend, përkatësisht me 22 dhjetor përfaqësuesit e Parlamentit Europian, do të jenë në Tiranë për të ndërmjetësuar e për të mundësuar rikthimin e opozitës në Parlament. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/jM0_iGvvttU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“NUK ËSHTË KJO DEMOKRACIA QË KËRKUAM”
Artikulli tjetërKANALET KULLUESE, AKSIONI VIJON NË ASHTË