“Çështja e shpronësimeve në By Pass po bëhet gangrenë ku qeveria nuk po merr parasysh ankesat e banorëvë të cilët vazhdojnë që të mos marrin dëmshpërblimet për tokat e tyre.

Kështu shprehet kryetarja e bashkisë shkodër e cila fajëson direkt edhe në këtë rast qeverinë.

Nga ana tjetër Ademi u ndal edhe tek cështja e dëmshpërblimeve 2010-2011 të cilat ende qeveria nuk i ka dhënë banorëvë të përmbytur.

Dy ditë më parë banorët në Dobraç të Ri në zonën e baj Pass-it kanë protestuar për këto probleme dhe madje i janë drejtuar edhe zyrës së bashkëqeverisjes të kryeministrit por nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.