Armando Cungu mund të qendroje sërish tek ekipi i Vllaznisë nëse ai dëshiron që të vijojë të jetë pjesë e këtij klubi.

 

Është kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ajo që ka konfirmuar një gjë të tillë. Natyrisht në situatën në të cilën ndodhet klubi shkodran ku nuk ka mundësi të bëjë asnjë lëvizje të parave për shkak të ngrirjes së llogarive bankare zgjidhje më e mirë që ka menduar klubi është që tekniku Cungu të vijojë aventurën e nisur në Shkodër. Disa herë vetë trajneri kur ka ardhur në fillim ka deklaruar se ka një projekt-afatgjatë për Vllazninë duke lënë të kuptohet se ka dëshirën për të qëndruar për disa sezone me radhë. Ende pa mbaruar kampionati tekniku Cungu për shkak të luhatjeve në rezultatet e skuadrës së tij por edhe sulmeve siç vetë i ka quajtur nga personave të ndryshme apo edhe disa presioneve të ardhura në disa forma ka menduar dorëheqjen. Më tutje pas ndeshjes së fundit me Tiranën ku Vllaznia siguroi mbijetesën në Superligë dhe hodhi bardheblutë në Kategorinë e Parë trajneri Cungu i pyetur për të ardhmen kërkoi që të merrte disa ditë pushim dhe më pas të vendoste. Pra nuk pohoi dhe as mohoi largimin e tij nga drejtimi i Vllaznisë. Gjatë sezoni që u mbyll është përfolur edhe për një kalim të mundshëm tek Partizani ashtu siç mendohet se më parë ka patur ofertë edhe nga Skenderbeu për të qenë trajner i këtyre ekipeve. Megjithatë kryebashkiakja Ademi bashkë me stafin e Vllaznisë dëshirojnë që Cungu të vijojë tek Vllaznia por ajo që pritet është përgjigja e vetë trajnerit nëse do zgjedh të jetë në Shkodër apo jo. Sa i përket anës ekonomike, Armando Cungu është ndër trajnerët më të paguar në Superligë dhe kjo pikë nuk mban peng palët. Ajo që do vendosë do jetë se çfarë projekti do ketë për Vllazninë e cila aktualisht ndodhet në një vështirësi për shkak të bllokimit momental të të gjitha llogarive bankare.

Artikulli paraprakZVICRA E DËBON KOSOVARIN ,KISHTE BERE MARTESE TE RREME
Artikulli tjetërSULM ME ARMË NË ORLANDO TË SHBA-VE, 5 TË VDEKUR