Punimet për rikonstruksionin e rrugës së Shirqit në Njësinë Administrative Dajç janë inspektuar nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. E shoqëruar nga banorë të zonës dhe drejtues të sipërmarrësit të punimeve, kryebashkiakja Ademi është njohur me volumin e deritanishëm të realizuar.

Investimi 128.5 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, ka ndikim të ndjeshëm në standartin e jetesës së banorëve të një zone që vuan nga përmbytjet u shpreh Ademi

Banorët e prisnin këtë investim prej kohësh por tashmë u realizua
Projekti për investimin e kësaj rruge parashikon shtresë rrugore çakull dhe stabilizant,

shtresë binderi dhe shtresë asfalti me të njëjtën sipërfaqe, tombino me tuba betoni dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Punimet pritet të përfundojnë brenda dy muajve.