Rikonstruksioni i rrugës Oblikë- Veliaj- Alimetaj, faza e dytë është drejt përfundimit të plotë. Punimet po kryhen me cilësi dhe brenda afatit, në zbatim të projektit të Bashkisë së Shkodrës.

Punimet janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka bashkëbiseduar me banorët të zonës. Ata janë shprehur të kënaqur për investimin, në një zonë ku nuk është ndërhyrë prej vitesh.

Nga ana saj kryetarja e Bashkisë Shkodër ka thënë se kjo është vetëm faza e dytë e rikonstruksionit të plotë të rrugës, e cila do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë, duke kryer urbanizimin e plotë të një zone me densitet të lartë popullsie.

Fondi i akorduar për këtë investim nga Bashkia e Shkodrës është 75,7 milion lekë.

Artikulli paraprakAKADEMIA “SHKODRA” NË VËMENDJEN E ITALIANËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, KAMPIONATI I SHAHUT