Në ditën botërore të ujit Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Shkodër organizoi përpara bustit “Nënë Tereza” aktivitetin informues dhe sensibilizues ku u përfshin biseda informuese me komunitetin mbi të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit, si mund të kontribuojnë qytetarët në ruajtjen e burimeve ujore.

E pranishmë në këtë ditë kryetarja e bashkisë Shkdoër Voltana Ademi teksa kërkoi sensibilizimin e njerëzve që të mos shpërdorojnë ujin, u shpreh se bashkia ka rritur investimet në ujësjellësa

Ademi tha se është në proves tenderimi ujësjellësi Rrethina duke i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë furnzimit me ujë

Ndërkohë kryetarja e bashkisë tha se do të nisë investimi në kanalizimet e ujërave të zeza për zonën e Zogajve

Dita boterore e ujit ka si qellim tërheqjen e vëmendjes për kujdesin ndaj ujit dhe apelimit ndaj të të gjithëve që të ndihmojnë ne administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit te pishem

Artikulli paraprakPRAGNDESHJA SHQIPËRI-TURQI, SHKODRA MBUSHET ME FLAMUJ
Artikulli tjetërGJAKMARRJA NË SHKODËR, SHIFRAT ALARMANTE