Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, i ka kërkuar me një shkresë zyrtare Presidentit Ilir Meta të kthejë mbrapshjt në Kuvend, ligjin për shembjen e teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave në truallin e tij.

Shoqata argumenton se përpos shumë ligjeve të tjera, ky ligj ka shkelur edhe autonominë e pushtetit vendor, në duart e të cilit duhet të kishte kaluar më parë ligji dhe jo ta anashkalonte.

“Kërkojmë nga ana Juaj, – thuhet në letër, – që të merrni në konsideratë kërkesën tonë, dhe pas konsultimeve të nevojshme të merrni vendimin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit 37/2018

“Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.”Autonomia vendore po cënohet nga nisma ligjore të qeverisë për projektin urban rreth godinës së Teatrit Kombëtar.

Sa më sipër, kërkojmë nga ana Juaj, që të merrni në konsideratë kërkesën tonë, dhe pas konsultimeve të nevojshme të merrni vendimin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit 37/2018

“Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.
Për Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë

VOLTANA ADEMI
KRYETARE

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE