Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi është shprehur se Shkodra meriton që të ketë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur duke qenë se Ademi thotë se sipas kushtetutës i ka mbaruar mandate por ushtrimi i funksionit të saj sipas ligjit mbaron kur të ketë zgjedhje
Përfaqësimi i të majtëve në këshill me vetëm 6% të votave të zgjedhësve për kryebashkiaken është gati një vjedhje

E pyetur se përse dërgon projektvendime në këshillin e ri bashkiak kur kryebashkiakja e quan ilegjitim justifikohet duke thënë se çështjet që janë përtej saj si kryetare e bashkisë i takojnë organeve të tjera siç mund të jetë Gjykata Kushtetuese kur të formohet.

Bashkia Shkodër vazhdon që të drejtohet nga Voltana Ademi duke qëndruar në detyrë derisa për Shkodrën të ketë zgjedhje të pjesshme ose zgjedhje vendore për të gjitha bashkitë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KISHA LIBËR NË 20-VJETORIN E REFUGJATËVE KOSOVAR
Artikulli tjetërRAMA: BASHKINË E SHKODRËS E KEMI NË VEND TË HUDHRËS