Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ishte e ftuar në studio e hapur përballë gazetarit Senad Nikshiqi në Star Plus Tv. Ademi e pyetur për ditët e izolimit pasi rezultoi e prekur me COVID-19 ndër të tjera thotë se Presidenti Meta dhe kreu i PD Basha kanë komunikuar ndërsa ka munguar kryeministri Rama.

Sa i përket procesit të kontestimit brenda radhëve të PD ku Ademi ishte ndër më të kontestuarat bashkë me disa emra të tjerë që shihen si të fortë në radhët e PD, shprehet se kjo është normale. Sipas Ademit ky proces nuk krijoi klane por përkundrazi.

Kryebashkiakja ndër të tjera u përgjigj edhe për situatën tek Vllaznia duke thënë se tashmë ajo që do të bëjë është privatizimi 100% i Vllaznisë, një proces i cili ka nisur por që sipas kryebashkiakes e ka në dorë Këshilli Bashkiak.

Kryebashkiakja foli edhe për një sërë çështjesh të tjera gjatë bisedës në Studio e Hapur.