Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, ka lënë zyrën dhe i është bashkuar fëmijëve me aftësi ndryshe në kampin e projektit Shpresa në Velipojë.

 

Pa kostumin e kryebashkiakes, zonja Ademi i ka shërbyer të gjithë personave që ndodhen në këtë kamp, një traditë e këtij projekti i cili mbështetet edhe nga Bashkia e Shkodrës.

 

Në fjalën e saj, zonja Ademi u shpreh se ndodhet me këta fëmijë për ti mbështetur më të gjitha mundësitë që ka Bashkia e Shkodrës, ndërkohe që kjo shpresë për fëmijët e këtij projekti do të vijojë edhe në të ardhmen.

 

Projektin Shpresa e njohin të gjithë, jo vetem për prezencen e tij në Shkodër, por per angazhimin ne cdo fushe. Projekti Shpresa, eshte nje shprese per keta persona, te cilet ne keto ambjente qofte ne Shkoder por edhe ne kampin e Velipojes gjejne ngrotjesine e nje familje te munguar.