Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e ka quajtur antikushtetues vendimin e këshillit të ministrave për të pezulluar fillimin e procedurave të prokurimit për të gjitha bashkitë.

Mungesa e gjykatës kushtetuese ka bërë që kryebashkiakja Ademi të reagojë përmes rrjeteve sociale ndërsa këtë vendim që ajo e quan si një absurditet të qeverisë ia ka bërë me dije ndërkombëtarëve.

Kryebashkiakja Ademi shprehet se pavarësisht se vendimi për pezullimin e prokurimeve publike u ndryshua me dy gjëra si afati dhe prokurimet me vlerë të vogël, sërish është i jashtëligjshëm.

Ky vendim tha kryebashkiakja Ademi për pezullimin e prokurimeve publike dëmton të gjitha bashkitë dhe i pengon ata sa i përket shërbimeve dhe zhvillimit të jetës në komunitete.