Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama hodhi akuza direkte për kreun e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.Sipas Ramës, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës refuzon çdo bashkëpunimin me qeverinë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Ndërkohë sot në një deklaratë për mediat kryebashkiakja Ademi ka reaguar duke hedhur poshtë cdo deklaratë të Ramës.

Sipas Ademit Edi Rama mashtron sa herë që flet në drejtim të institucionit që unë drejtoj.

Madje Ademi edhe një email që mban datën 20 Qershor 2018 ku koordinatorja në platformën e bashkëqeverisjes pranë kryeministrisë e falenderon bashkinë e shkodrës për korrektesën e bashkëpumnimin.

Ndërkohë Ademi tregoi se disa ankesat qe vijjnë nga qytetarët jane nga zyra e regjistrimit të pasurive e aluizni qe janë ndër institucionet që marrin ankesat më të mëdha dhe këtoj sipas saj nuk janë cështje për bashkinë por qeverinë.

Përplasjet kreut të qeverisë dhe kryetares së bashkisë shkodër kanë qënë të vazhdueshme ku sipas Ademit këto akuza janë një sulm politik.