Një urim në nisjen e vitit të ri shkollor ka bërë edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila zgjodhi që urimin ta bëjë nga shkolla e mesme “Jordan Misja” e cila është rikonstruktuar me fondet e bashkisë.

Kryebashkiakja Ademi vlerëson faktin që nxënësit dhe prindërit duhet të deklarojnë në formular nëse kanë qenë të prekur me COVID-19 por sërish për të patur një siguri ajo që nevojitet janë testet ndaj koronavirusit shprehet Ademi.

Sa i përket kushteve shkollat e Shkodrës janë në gjendje optimale thotë kryetarja e bashkisë e cila tregon se edhe në rast të ndonjë problemi grupet e punës do të jenë në gatishmëri.

Drejtorja e shkollës së mesme “Jordan Misja” thotë se tashmë ajo shkollë plotëson të gjitha kushtet pas rikonstruksionit nga ana e bashkisë Shkodër.

Bashkia Shkodër ka rikonstruktuar disa shkolla dhe kopshte ndërsa në vijim do të jenë edhe disa godina të tjera që do të rikonstruktohen në shërbim të nxënësve, mësuesve dhe prindërve.