Te skuadra e Vllaznisë sapo kanë emëruar edhe administratorin e ri të saj ku ky post i’u besua ish futbollistin Suad Lici.

Ekipi kuqeblu kishte mbetur në vendnumëro për gati më shumë se një muaj dhe me emërimin e administratorit të ri natyrisht që pritej edhe levizje të shumta në ekip.

Ky në fakt mund të quhej një lajm i mirë mbi të gjitha për futbollistët pasi tashmë do ta kenë më të qartë se si do të proçedohet në vijim më skuadrën e tyre. Të shumtë kanë qënë edhe largimet te Vllaznia si Kalaja, Çinari, Malota, Sukaj etj.

Ndërkohë nuk mund të thuhet se në ekipin shkodranë nuk do të ketë më largime të tjera pasi njëri prej tyre është edhe mbrojtësi shqiptaro-maqedonas Sedat Berisha

i cili pretendon të kalojë tek skuadra e Tiranës në momentin sapo drejtuesit e ekipit kuqeblu ti japin leje-kalimin pasi ai vijon akoma të jetë nën kontratë me ekipin shkodran.

Por tek Vllaznia lëvizjet mesa duket nuk do të jenë vetëm nga lojtarët e saj por edhe tek trajnerët edhe pse në këtë post është akoma në kontratë Ervis Kraja i cili e drejtoi ekipin në dy ndeshjet e fundit.

Në datën 25 korrik në faqen zyrtare të Vllaznisë u publikua nje postim ku bënin me dije se KF Vllaznia sh.a ka shpallur dy vende të lira pune për postin e Drejtorit Sportiv dhe Trajnerit.

Në rastin e një ekipi kaq legjendar si klubi shkodran natyrisht që një njoftim i tillë është cilësuar i turpshëm nga tifozët por edhe nga emra të njohur të sportit në Shkodër të cilët nuk i kanë kursyer kritikat dhe ironinë ndaj klubit shkodran.

Edhe pse të shumtë kanë qënë emrat që janë lakuar që do të emëroheshin në postin e trajnerit të kësaj skuadre ndoshta asnjëri prej tyre për bashkinë Shkodër nuk është i përshtatshëm duke bërë që të kërkojnë një të tillë në FaceBook.

Në fakt ky mund të jetë edhe një lloj autogoli përmes një metode për të zgjedhur trajnerin që nuk është dëgjuar asnjëherë deri më tani. Është e pakuptueshme se si bashkia Shkodër bën një njoftim të tillë në një kohë kur ky ekip aktualisht e ka një trajner, Ervis Krajën.

Ky i fundit ka kontratë edhe një vit me Vllazninë. Nëse bashkia kërkon një trajner atëherë fillimisht duhet zgjidhur marrëveshja aktuale me Krajën.

Ky lloj njoftimi përveçse i cilësuar qesharak ka në brendësi edhe mungesë respekti për pozicionin e trajnerit të Vllaznisë në momentin kur është një i tillë.

Është gati e pamundur që dikush të aplikojë duke ditur që kuqeblutë e kanë trajnerit ashtu siç për trajnerët mund të jetë fyese fakti që ata duhet të shkojnë për të aplikuar tek bashkia.