Nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare për t’u dukur më “in” apo “trendy” se bashkëmoshatarët e tjerë, po përdorin drogë dhe alkool si mjet për argëtim.

Konsumi i drogës dhe alkoolit sidomos nga gjimnazistët, po rritet çdo vit e më shumë. Kjo konfirmohet edhe ne raportin zyrtar më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik.

Në 5000 nxënës, 11 deri në 16 vjeç të pyetur në një muaj 11.2% kanë thënë se konsumojnë alkool. Po aq sa alkooli shqetësues është konsumi i drogave kryesisht marijuana. Problem ende më i madh është lehtësia për ta siguruar edhe pse nën 18 vjeç nuk mund të blesh alkool në lokal apo dyqan.

“Fatkeqësisht alkoolin e gjejnë nëpër lokale ku nuk kërkohet mjet identifikimi për moshën. Drogën thonë se e gjejnë te shokët apo njerëz të tjerë”, tha Blerina Doracaj, anëtare e Këshillit Bashkiak.

Rritja e konsumit të alkoolit dhe drogës nga nxënës të shkollave kërkon të bëhen bashkë prindër mësues dhe polici.

Në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë Shkodër ka nisur të ngrihen koalicione për të luftuar konsumin e drogës dhe alkoolit nga nxënësit e shkollave.

Këto koalicione pritet të ngrihen në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakGREQI, MBYTET 12-VJEÇARI SHQIPTAR NË RODOS, MISTER SHKAQET
Artikulli tjetërDËNIMI ME 25 VITE BURG PËR DRITAN DAJTIN, JA SI VOTOI TRUPA GJYKUESE