Një djalë i mitur ka dëmtuar veten sot, në Shkozë, pikërisht në Ditën e Verës.
Burimet nga policia bëjnë me dije se 15 vjecari ka qenë në banesën e tij dhe në gjendje të dehur, ka prerë damarët e duarve.

Informacion paraprak.Më datë 14.03.2018, në Shkozë, në banesë, në gjendje të dehur, ka prerë damarët e duarve shtetasi i mitur A. N., 15 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e fëmijëve nën kujdesin e mjekeve.Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një vajzë e re në Tiranë i ka dhënë fund jetë në mënyrë tragjike. Ajo ka pirë një sasi të madhe fostoksinë për arsye të cilat ende nuk dihen.

Kanë qenë familjarët ata, të cilët të tronditur e kanë dërguar menjëherë të renë në spital, por që ajo nuk ia ka dalë dot.

Sipas policisë, dje në Kashar, në banesën e saj është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia A.K, vjeçe 20, e cila rreth orës 21:30, vdiq në spital.

Kujtojmë këtu se vetëm pak ditë më parë, një vajzë e re në Korçë i dha fund jetës pas debateve që pati me të fejuarin.